Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
08 September 2026
Vizion fokus

“Mbappe po sillet si fëmijë”, ish-kampioni i Botës kritikon...

Shtetasi amerikano-iranian lirohet nga burgu në Teheran, por nuk...

Rusia godet me dronë Kievin, edhe Ukraina i kundërpërgjigjet...

Turqia flet shqip! Manaj dhe Seferi në garë për...

Real–Inter, të gjitha lëvizjet para supersfidës. Mungesa të rëndësishme...

Konferenca e Kryetarëve, Tabaku: Përcaktoni prioritetet e integrimi, PS...

Bllokimi i pagave të magjistratëve, zbardhen diskutimet në mbledhjen...

Pamje të rënda! Gruaja e refuzoi pas takimit të...

Sherri që përfundoi me plumba, i shkoi në shtëpi...

Po lind një dyshe e frikshme! Muçi tregon lidhjen...

Majko: Protestat e studentëve, reagim ndaj sistemit politik

11 Shkurt 20:24

Ministri i Diasporës, Pandeli Majko ka deklaruar se protestat e studentëve në Shqipëri ishin shqetësuese, pasi ishin një reagim ndaj sistemit politik që është ndërtuar që nga vitet ’90 dhe pasqyronte opinionin publik ndaj politikës shqiptare.

 

“Mendoj se të gjithë kemi qënë nën reflektimin se çfarë duhet të bëjmë pasi lëvizja studentore ishte një lëvizje që realisht na shqetësoi të gjithëve. Unë, të them të drejtën, për herë të parë jam ndjerë i pasigurtë për atë që po ndodhte. Sepse nga një anë ndjeja që po takoja vetëveten, ata ishin studentë që po ngriheshin karshi, ta themi troç fjalës, një sistemi politik që ishte ndërtuar pas viteve 90-të, dhe që një pjesë e tyre mendojnë se është i kalbur, ashtu siç mendoja unë bashkë me shokët e mi në vitet 90-të. Po ta vinit re, problemi më i madh aty nuk ishte se ata kundërshtonin qeverinë, madje ata nuk kërkonin as dorëheqje të qeverisë apo të ministrave të veçantë të qeverisë. Shqetësimi im më i madh ishte se ata nuk shikonin veten të përfaqësuar tek opozita. Dhe kjo sjell një problem të madh të opinionin publik me politikën shqiptare.”

 

Majko ka qenë i pranishëm në Mëngjesin e Lutjeve, ku ka thënë se samiti për diasporën do të jetë një forum për përfaqësuesit e saj, duke pranuar se shumë nga arsyet për largimin e tyre kanë lidhje me politikën në Shqipëri.

 

“Dua të theksoj faktin që ky aktivitet është sidomos i diasporës. Nuk do të jetë thjeshtë një dialog midis një qeverie në pushtet dhe të ftuarve që do të vijnë. Ne jemi të vetëdijshëm se brenda politikës shqiptare egzistojnë shumë arsye se përse ata që kemi ftuar në samitin e diasporës janë larguar nga vendi. Kështu që jemi shumë të kujdesshëm për të mos bërë sikur po bëjmë ndonjë heroizëm të madh me ato çfarë kemi bërë. Kemi bërë shumë, por mendoj se jemi shumë vonë dhe vrapi në këtë rast është prapë vonë.”

 

 

Në një intervistë për VOA, ministri ka folur gjitghahstu për qëndrimin e kryeministrit Edi Rama ndaj medias dhe për çështjen e negociatave Prishtinë-Beograd.

 

“Lexova me kujdes një editorial të dy ambasadorëve të respektuar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë dhe Beograd të cilët nënvizonin faktin e nevojës për një marrëveshje midis palëve dhe për heqjen dorë nga obstruksionizmi, që mu duk momenti i parë i rendësishëm, dhe i dyti për të realizuar një marrëveshje të pranuar dhe të zbatueshme.  Tek obstruksionizmi kam parasysh në radhë të parë mënyrën se si shteti serb sillet karshi shtetit të Kosovës, duke u përpjekur në mënyrën më maksimale ta bllokojë atë në çdo rol ndërkombëtar apo akt ndërkombëtar që shteti i Kosovës ndërmerr. Obstruksionizmi ka të bëjë edhe me mënyrën se si ka reaguar Kosova, por ne duhet të ndajmë kush është aksioni dhe kush është reaksioni. Pra duhet të ndajmë që tarifa e Kosovës ndaj mallrave të Serbisë, obstruksionizëm është, një gjë që në kushtet teorike është krejtësisht e pavend. Por ne nuk duhet ta shikojmë si një aksion, por duhet ta shikojmë si një reaksion. Unë pres marrëveshje, siç edhe dy ambasadorët e respektuar kishin nënvizuar, të zbatueshme. Për idenë e shkëmbimit të territoreve, idenë e korigjimit të kufijve, ide të çuditshme që kanë qarkulluar mbi dhe nën tavolinë, sinqerisht kam qënë i rezervuar. I rezervuar për një fakt shumë të thjeshtë: ky është një lloj autoriteti apo autorizimi që i takon elitës politike të Prishtinës.”

Posted Under:
Vendi
Tagged:
Majko Protesta Studentë VOA

Nga e njëjta kategori

Zjarret në qarkun e Dibrës, prefekti: Kanë qenë të qëllimshme, dëmet janë të mëdha

më shumë...

Konferenca e Kryetarëve, Tabaku: Përcaktoni prioritetet e integrimi, PS nuk e do anëtarësimin!

më shumë...

Bllokimi i pagave të magjistratëve, zbardhen diskutimet në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve

më shumë...

Grabiten dy biznesmenë në Berat, hajdutët i marrin kasafortat me nga 100 milionë lekë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

12:15

“Mbappe po sillet si fëmijë”, ish-kampioni i...

12:04

Shtetasi amerikano-iranian lirohet nga burgu në Teheran,...

12:03

Rusia godet me dronë Kievin, edhe Ukraina...

11:59

Turqia flet shqip! Manaj dhe Seferi në...

11:55

Real–Inter, të gjitha lëvizjet para supersfidës. Mungesa...

11:53

Zjarret në qarkun e Dibrës, prefekti: Kanë...

11:45

Konferenca e Kryetarëve, Tabaku: Përcaktoni prioritetet e...

11:28

Bllokimi i pagave të magjistratëve, zbardhen diskutimet...

11:24

Grabiten dy biznesmenë në Berat, hajdutët i...

11:22

Ministria e Mbrojtjes: 43 vatra zjarri në...

11:05

Pamje të rënda! Gruaja e refuzoi pas...

10:47

Pagat e gjyqtarëve, administrata e Gjykatës së...

10:42

Sherri që përfundoi me plumba, i shkoi...

10:35

Po lind një dyshe e frikshme! Muçi...

10:28

Kryeministri Rama pret ambasadoren e re të...

10:18

“Sa merr një kinez, nuk marrin 10...

10:18

Emergjencë dëmtimesh te Juventusi, pas Locatellit edhe...

10:16

Shkelje në menaxhimin e mbetjeve, IKMT pezullon...

10:03

Hodhi gaz lotsjellës në Kuvend, Gjykata: 1...

9:59

Meloni: Forcimi i kufijve të BE-së, kusht...

Më të klikuarat

  • Shkodra u zgjua me krisma! Ky është 24-vjeçari që mbeti i vr...
  • Pogradeci “zgjohet” nga tërmeti, sa ishte magnituda
  • Sherri që përfundoi me plumba, i shkoi në shtëpi për tu sqar...
  • “Mund të gjendeni përballë një zgjedhjeje të rëndësish...
  • Pamje të rënda! Gruaja e refuzoi pas takimit të dytë, burri...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.