Subscribe

Vizita e Sekretarit Amerikan te Shtetit, Xhon Kerri, ishte nje mbështetje, por edhe një shtyse për miratimin sa më parë të reformës në drejtësi. Ish-kryeministri Pandeli Majko, thotë për Vizion Plus, se kjo çështje ishte temë kryesore në bisedimet e zhvilluara në vizitën e së dielës. Përplasjet mes mazhorancës dhe opozitës, zoti Majko i konsideron si varfëri politike. Ai pranon nevojën e nxitjes nga ana e partnerëve ndërkombëtare, për të çuar përpara reformat. Vizita e Sekretarit Amerikan të Shtetit, John Kerry, Pandeli Majko se sheh si vlerësimin dhe kosnieratë te madhe që Shtetet e Bashkuara kanë për Shqipërinë. Majko sqaron se në tryezën e bisedimeve u diskutuar edhe Kosova si dhe zhvillimet atje. Kjo, pasi sipas tij, tregon se stabiliteti në rajon është tejet i rëndësishëm për Shtetet e Bashkuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *