Subscribe

Përgjegjësinë për reformën në sistemin e drejtësisë, Pandeli Majko nuk e kërkon vetëm tek një krah i politikës. Duke theksuar domosdoshmërinë e miratimit të saj, në mënyrë që vendi të mos etiketohet si “dështim” Majko ka mbajtur nje qëndrim, jashte kostumit prej socialisti, i cili i përshtatet me shume njeriut qe qëndron mbi palët.

“Shpresoj shumë të ketë një reflektim nga të dy krahët e politikës. E rithem se nëse nuk kemi një konkluzion, Shqipëria rrezikon të futet në grupin e vendeve të dështuara dhe kjo nuk do jetë dështim për socialistët apo demokratët, por për të gjithë. Për këtë them se janë të gjitha shanset që të kemi një reflektim të përbashkët për këtë çështje.”

Majko nuk jep detaje shtesë mbi takimin e disa ditëve më parë me kryetarin e opozitës Lulzim Basha. Por thotë politikanët duhet kthejnë në biseda të natyrshme.

“Kam pirë kafe te selia e PD këtu në Shkodër dhe pastaj erdhën pinë kafe te PS, një javë pasi në fund të 1997, shkodranët e mbajnë mend. Nuk pihen kafet për të thënë se ca do bëhesh apo posti do marrësh. Janë gjëra të natyrshme, të cilat duhet t’i kthejmë të natyrshme, sepse pa dashje kemi përgjegjësi ndaj të rinjëve që nuk po na shohin si politikanë, por që po vazhduam kështu ka mundësi të na shohin në mënyrë krejtësisht tjetër. Kur dy politikanë pinë kafe nuk është asnjëherë jashtë aktualitetit politike. Ishte një bisedë absolutisht e dobishme”.

Këto deklarata Majko i bëri pas takimin me të rinjtë e Shkodrës, të cilin e vlerësoi si tepër të rëndësishëm për të ardhmen e PS.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *