E hënë, 21 Shtator 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Përrallë në Ishull Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Majko kritika kreut të KQZ-së

Lëvizja Socialiste per Integrim ka propozuar ndryshimin e ligjit te dekriminalizimit. Ideja u artikulua nga kreu i grupit parlamentar te LSI gjate raportimit ne Komisionin e Ligjeve te kreut te KQZ Denar Biba. Vete kryetari i KQZ vuri ne dukje problemet ne marrëdhënien me Prokurorinë gjate zbatimit te këtij ligji dhe deputeti Luan Rama kërkoi rishikimi te dekriminalizimit per te saktësuar kompetencat.

 

Ndërkaq gjate mbledhjes mazhoranca ka kritikuar kryetarin e KQZ per opinionet personale qe ka artikuluar ne media.

 

Reklamë

“Merreni si vërejtje dashamirëse këtë! Ju lutem! Nuk ka për një anëtar të KQZ, qoftë edhe për ju si kryetar, një histori banaku, që ju flisni që nga Reforma Zgjedhore, nga çështjet politike, nga arsyet pse ka hyrë dikush në çadër e pse është jashtë, e per çështjet e Gjirit Persik, ju keni një podium quhet zëdhënënesia e KQZ që të jepni mendimin e të thoni ky është mendimi i shumicës, ky është mendimi i pakicës e kaq.”

 

Pak dite me pare kreu i KQZ Denar Biba sqaroi se partitë politike mund te regjistrohen edhe përtej afatit ligjor qe ishte 10 prilli, deklarate kjo qe u pasua me nje sulm te ashpër nga kreu i opozitës Basha.

 

 

 

Më shumë video

Reklamë