Subscribe

Kandidati i mazhorancës për Bashkinë e Dibrës, Muharrem Rama zhvilloi takime elektorale në fshatin Muhur dhe lagjen “Gjok Doçi” në qytetin e Peshkopisë. Voten për Ramen kete herë e kërkoi ish-kryeministri Majko.

“Pse duam ne që të fitojmë në Dibër?! Duam që të ndryshojmë statusquo-në e këtij qyteti. Pse do Partia Demokratike ta fitojë Dibrën?! E thënë shkurt, duan të kërkojnë zgjedhje të parakohshme pas fitores së bashkisë suaj. Ky është arsyetimi me të cilin ne nuk vijmë në Dibër si ardhacakë për të ikur nesër sepse kemi ardhur me dikë që ka qenë midis jush dhe do të vazhdojë të qëndrojë midis jush”.

Ndërsa koordinatori socialist për Dibrën Damian Gjiknuri i ktheu përgjigje akuzave të Partisë Demokratike për kandidatin Rama.

“Shoh se çfarë bën Partia Demokratike në qytet. E kanë parë që me Muharemin nuk ja dolën. Javën e parë e nxorën trafikant droge dhe ra ajo si pikë se këtij ju rritën kuotat. Tani kanë nxjerrë atë tjetrën; thonë ‘dëgjo, doktori është burrë i mirë por nuk ka për të qeverisur dot vetëm’. Po ju them këtu se doktorin nuk do ta lëmë vetëm, qeveria do ta mbështesë dhe ai do të ndërtojë një administratë shumë profesioniste në bashki. Ai që hap fjalë të tilla, do vetëm të mashtrojë qytetarët dibranë”.

Të pranishëm në këtë takim ishin edhe disa deputete te tjerë socialiste.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *