E diel, 8 Nëntor 2026 Film TV deri në 04:35 Në vijim ora 04:35: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Majk pranon të birin dhe çmendet pas tij!

Djali i Majlinda Zekës, konfirmuar së fundmi edhe i reperit Majk, ka qenë ndoshta bebja më e komentuar në showbizz, i famshëm edhe para se të lindte.

 

 

Majk ka refuzuar të flasë hapur për të birin, madje duke mos thënë  asgjë e duke mos pranuar as atësinë deri ditën e djeshme.

Reklamë

 

 

Mbrëmë për herë të parë, ai postoi një foto të vogëlushit Roan dhe dhuratën e tij të parë për të birin, në rolin e babait.

 

 

Duket se ardhja në jetë e këtij fëmije e ka ndryshuar Majkin. Sërish sot ai ka vizituar dyqanet dhe i ka blerë një palë këpucë të tjera Roanit të vogël.

 

 

Më saktë janë një palë këpucë që mbahen në ambientet e shtëpisë, mjaft të ngrohta për të porsalindurit.

 

 

Duket se reperi ka shije në të zgjedhur pasi me të vërtetë janë shumë të bukura. Mos u habisni nëse një ditë do e rastisni Majkin në një dyqan veshjesh apo lodrash për fëmijë. Tani që është bërë baba, asgjë nuk e ndal!

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë