Ai mori një famë të menjëhershme, falë promovimit të labelit Babastars, të cilët e lançuan Majk si zbulimin e tyre të ri, vite më parë. Majk u kthye jo vetëm një nga këngëtarët më të pëlqyer, por dhe një mashkull shumë tërheqës për vajzat.

 

 

Bëmat e tij të dashurisë lanë gjurmë në showbiz-in shqiptar dhe sigurisht më e përfolura ishte ndarja me ish të dashurën e tij dhe fakti, që e kishte lënë shtatzanë. Dikur Majk e mohoi një gjë të tillë, por duket se së fundmi e ka pranuar këtë fakt.

 

 

Lidhja e tij me Majlinda Zekën, bëri jo pak bujë në mediat shqiptare, dhe së fundmi rikthehet në vëmendjen e publikut.

 

 

Ata ka kohë që i dhanë fund lidhjes së tyre. E teksa Majlinda është shtatzënë,  Majk ka bërë diçka të papritur. Ai në profilin e tij në Instagram ka postuar një video, ku shihet duke kënduar. Teksa këndon, Majk përmend edhe djalin e tij: “Djali jem u bo ma i famshëm se ju b***, hala pa lind”. Urojmë që dhe pas lindjes Majk ta mirëpresë në jetë djalin e tij në maternitet dhe sigurisht të pranojë atësinë e tij. Hapi i parë duket se është bërë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *