Dashnor dhe Nikolas Bushi, babë e bir që ishin pjesë e spektaklit të talenteve, Albania’s Got Talent, mahnitën gjithë shqiptarinë me performancat e tyre.
Truke magjie nga Dashnor Bushi dhe një kukull që “fliste” nga Nikolas mbajtën mbërthyer pas ekranit të Vizion Plus miliona shqiptarë.
Por mesa duket AGT ishte një “trampolinë” për tu njohur më shumë nga shqiptarët dhe më gjerë.
Ëndrra e tyre tashë është të krijojnë së bashku një shoë dhe pasi të rikthehen në Amerikë, Dashnor dhe Nikolas Bushi do të nisin një tur nga Florida, për të vijuar më tej edhe në vende të tjera.
“Ëndrra që kam është të kemi një show me djalin. Kemi një tur në Florida. Ëndrra është Las Vegas dhe pse jo në Shqipëri. Do ishte ëndërr e madhe që të përformoja me djalin. Kam përdorur disa truke që e fut njerin dhe e zhvesh, por Las Vegas është vendi që mund të zhdukësh një makinë”, tha Dashnor Bushi, finalisti i AGT në podcastin “Flasim” me kryeministrin Rama.
Për 12 javë me radhë “Albania’s Got Talent” u kthye në spektaklin e rekordeve, dhe konfirmoi edhe një herë se Shqipëria ka talente të jashtëzakonshme, ndërsa fitorja e Nikolas Bushit nuk është vetëm një çmim, por fillimi i një kapitulli të ri dhe premtues për të në botën e artit./vizionplus.tv





