E hënë, 9 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 13 minuta më parë
Sport

Magjia e Leo Messit nuk i mjafton Argjentinës

Argjentina nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 ndaj Kilit në ndeshjen e parë të  Kupës së Amerikës.

Albicelestët dominuan gjithë  sfidën me raste të pastra përpara portës, por sërish nuk u ishin në ditën e tyre më të mirë. Dueli nisi në mënyrën mirë për Argjentinën që kaloi shpejt në avantazh me anë të të yllit të skuadrës Lionel Messi.

Pleshti ekzekutoi saktë nga goditje e dënimit dhe dërgoi  topin në cepin e portës  me portierin kundërshtar që  nuk mundi  të bënte dot5 asgjë . Kur u duk se Argjentina e kishte në kontroll lojën dhe administrimin e rezultatit atëherë erdhi dhe surpriza nga Kili. Fillimisht  Arturo  Vidal humbi një mundësi të artë për të shënuar nga pika e bardhë e 11-metërshit , megjithatë cdo gjë u zgjidh vetëm pak më vonë.

Në minutën e 57,  Kili barazoi me anë të Vargas dhe hapi  sërish llogaritë e ndeshjes.

Mirëpo pavarësisht përpjekjeve të shumta të skuadrës së Lionel Skaloni, për të ndryshuar diçka, rezultati mbeti po i njëjtë 1-1. Ndërkaq në ndeshjen tjetër të grupit A, Paraguaji fitoi 3-1 ndaj Bolivisë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë