Subscribe

Fenomenale. Ky është vetëm një nga komentet e shumta për Tu Si que Vales, spektaklin që përcolli që në takimin e dytë me publikun performancën e një italiani sozi të legjendës Mr. Bean. Kështu nisi edhe mbrëmja e tretë e spektaklit të talenteve në Vizion Plus, pasi klikimet e shumta dhe publiku kërkoi ta shijonin sërish performancën e artistit Italian. Performancat edhe në puntatën e tretë të Tu Si Que Vales kanë tejkaluar të zakonshmen, si në përmasa, po ashtu edhe në artin që u përcoll në Vizion Plus nga skena e madhe.

Vadim And The Bear: Jam një artist që i bëj të bukura ditët e shënuar të njerëzve. zakonisht punoj në festa të mëdha dhe me njerëz që e duan arti tim. dëgjova për Tu Si que Vales në Shqipëri dhe vendosa të konkurroj me një nga numrat e mi të parapëlqyer, me këtë arush të madh që tërheq vëmendje më shumë se vetë unë. kam performuar edhe në  British Got Talent me një numër të tillë, por, përtej kësaj po mendoj për një tjetër performancë, sepse sapo kalova fazën e parë dhe dua t’ju ofroj edhe më shumë spektakël. do t’ju mahnis.

Nuk kanë munguar në spektaklin e së enjtes mbrëma edhe performancat e votuara 100 % nga publiku, duke bërë kështu që konkurrentët të kalonin menjëherë në finale.

Guiseppe Piccinino: Shumë faleminderit publikut. jam shumë i lumtur që më kanë votuar 100 % dhe që do të vij menjëherë në finale. do të jetë një kënaqësi për mua të punoj për një numër edhe më interesant. Tirana më ka pritur në mënyrë që as e kisha pritur. jeni shumë të mirë dhe mezi pres të vij sërish, madje pushimet e këtij viti mendoj ti kaloj këtu.

Muzikë, vallëzim, iluzione, magjinë e ngjyrave e numrave të cirkut do ta gjeni sërish mbrëmjen e së enjtes, kur Tu Si Que Vales ju rezervon në Vizion Plus.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *