Plot 21 gola janë shënuar ne 6 ndeshjet e radhës gjate se shtunës dhe mëngjesin e se dieles ne International Champions Cup nje ekskluzivitet i paketës Tring. Ne ndeshjet e transmetuara ne cilësinë HD te paret ne fushe kane zbritur katalanasit e Barcelonës ne Dublin te Irlandës, ku i priste Selltiku kampionia e Skocisë. Blaugranat kane bere proces te shkurtër dhe e kane mbyllur ndeshjen qe ne pjesën e pare, duke çelur serine e golave me Arda Turan ne minutën e 11 me nje supergol me te djathtën. Selltiku barazon ne minutën e 29 pas nje gabimi fatal te mbrojtjes katalane me Grifiths, por barazimi zgjat vetëm 2 minuta pasi Ambrose shkakton autogol ne krahun tjetër. Rezultatin final ne 3-1 e vendos Munir ne minutën e 40 dhe këtu mbyllet historia e këtij takimi.

Me pas ishte Reali i Madridit qe zbriti ne fushe përballe Çelësit te Londrës. Marcelo ishte njeriu i ndeshjes me dy gola te mrekullueshëm, i pari ne minutën e 19 pas nje depërtimi dhe nje goditjeje me te djathtën, ndërsa i dyti ne minutën e  27 kur e rrëmbeu vete nje top ne mesin e fushës, kombinoi me ascension dhe befasoi portierin Begovic me te majtën. Braziliani mbante ne kete takim shiritin e kapitenit dhe nuk u mjaftua me kaq, por shërbeu edhe per Diaz ne minutën e 37 qe shënoi nje supergol. Ne fund te ndeshjes ka ardhur edhe moment i Eden Hazard qe dy here arriti te vidhet ne kundërsulm dhe shënoi dy gola thuajse identike ne portën e Realit te Madridit ne takimin qe ne fund u mbyll 3-2.

Bajerni i Mynihut shkatërron Interin e Milanos brenda 35 minutave te para te ndeshjes. Heroi i takimit është talenti amerikan Grin me tre gola te shënuar. I pari ne minutën e 7 pas nje krosimi te Alabes nga e majta. Ne minutën e 13 është Frank Riberi qe shërbehet nga i riu Fabian Benko pas nje depërtimi te mrekullueshëm nga e djathta. Me pas Riberi ne te 30 shërben per Grin qe i çon me zgjuarsi shifrat ne 3-0, ndërsa 5 minuta me vone falenderon Rafinjen per asistin e dhene. Ne minutën e 90 nje dhurate e Alabes per Ikardin bën qe ky te shënoje golin e nderit per zikalterit. Edhe Liverpuli gjen fitoren e pare ne ketë turne duke mundur Milanin 2-0. Është dashur te vije pjesa e dyte e ndeshjes kur fillimisht Divok Origin vallëzon brenda zonës dhe e çon topin ne rrjete ne minutën e 59. Ndërsa ne te 73 Milani kapet ne befasi pas nje kundërsulmi nga e djathta dhe Firmino nuk gabon, duke vulosur shifrat ne 2-0. Nuk mungojnë befasitë e këtij turneu te mrekullueshëm veror dhe këto vijnë nga Australia e largët, ku Melburn Viktori me Besart Berishën ne fushe ka mundur nenkampionen e europes Atletikon e Madridit. Ka mjaftuar nje gol ne limitet e pjesës se pare nga Nikolas Ansell qe australianet te shënojnë ne librat e tyre kete sukses historik. Vulën kësaj fundjave ja ka vene kryesuesja e turneut me pike te plota Paris Sen Zhermen qe shkatërroi kampionen e Anglisë, Lester Siti 4-0. Serine e golave e çeli Edinson Kavani me penallti ne minutën e 26. Ne minutën e 45 Nanitamo Kone dyfishoi shifrat, per te ardhur ne pjesën e dyte kur Lukas Moura ne te 64 shënoi me koke dhe ne fund ka vulosur rezultatin Odsone Edouard ne te 90. PSG kryeson tabelën me tre fitore pas tre takimeve te luajtura.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *