Policia ka shpallur në kërkim Klodian Kalemin si personin që ka mbjellë bimët me kanabis. Ndërsa bashkëshortja e tij Arjana Kalemi është proceduar në gjendje të lirë.

 

Çifti i bashkëshortëve ishin me origjinë nga Tepelena dhe kishin pak vite që jetonin me qira në një banesë në Marikaj. Ngjitur me banesën kishin edhe magazinën që e kishin përshtatur në ambient për kultivim droge me llampa.

 

46-vjeçari Klodian Kalemi nuk është gjetur në banesë në momentin e kontrollit. Ndërsa bashkëshortja e tij 44-vjeçe ka thënë se nuk kishte ndjeni se ku ndodhej i shoqi. Ndërsa faturisti Lulzim Sheteli i arrestuar për shpërdorim detyre ka pohuar se nuk ka pasur djeni që në magazinë kultivohej kanabis.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *