Subscribe

Abuzimet me rreth 340 hektarë tokë në zonat bregdetare të Vlorës me një vlerë totale që arrin 240 milion euro, detyruan organin e akuzës të këtij rrethit, ta transferojë dosjen pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda në kryeqytet. Skema e falsifikimit të dokumenteve në 3 raste u realizua nga i njëjti grup personash thekson Prokuroria e Përgjithshme, duke krijuar dyshimet e arsyeshme për krijimin e një grupit të strukturuar kriminal. Hetimi zgjati tre muaj për pronat e sekuestruara në Palasë të Himarës, ku sipërfaqja është 33 hektarë me vlerë 30 milionë euro. Gjithashtu, edhe në Karaburun e Zvërnec u sekuestruan sipërfaqe toke prej 310 hektarë me vlerë 210 milionë euro. Prokuroria thekson se, në falsifikimin e tokave u përfshirë zyrtarë të Gjykatës së Vlorës si edhe punonjës të hipotekës së të njëjtit rreth. Për hetim u dërguan, Pullumb Petritaj, Enkes Hysendhima, Blerina Dhrami, Rajmond Mezi, Donika Besimaj, Lefter Gjergji dhe Belona Seraj. Ata akuzohen per falsifikim dokumentash”, “Shpërdorim detyre” dhe “Pastrimi te produkteve të veprës penale”. Transferimi i dosjes vjen pas vizitës “blic” që kryeprokurori Llalla, zhvilloi dy javë më parë ne Vlorë. Llalla në atë takim kërkoi me insistim transferimi e hetimeve pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda, pasi në këtë rast kemi të bëjmë me një skemë të pastër abuzime me detyrën të zyrtarëve të lartë, e cila është në kompetencë e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *