Presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro i ka mohuar akuzat e opozitës, por edhe faktorit ndërkombëtar për zgjedhje të manipuluara. Ai ka cilësuar të pabaza pretendimet, duke thënë se procesi ka qenë i rregullt dhe brenda çdo kornize ligjore.

 

Në një reagimin te kabinetit te presidentit Maduro,  thuhet se votimi reflektoi vullnetin e shumicës se qytetareve te vendit dhe se nuk do të pranohet nga shtetet e tjera asnjë ndërhyrje, që cenon sovranitetin e Venezuelës.

 

Kreu i shtetit nënvizoi se asambleja kushtetuese do të themelohet ditën e premte, duke i hapur rrugë kështu ndryshimeve në Kushtetutë. Ndërkohë opozita vazhdon me thirrjet për protesta anti-Maduro.

 

Rreth 40 vende në të gjithë botën kanë konfirmuar se nuk do t’i njohin zgjedhjet e Venezuelës. SHBA ka vendosur sanksione ndaj Venezuelës, duke i ngirë të gjitha asetet qe zyrtaret e këtij vendi zotërojnë në territorin amerikan. Opozita e akuzon Nikolas Maduro kërkon te marre pushtet te pakufizuar.

 

Gjate përleshjeve ne disa qytetet mes forcave te sigurisë dhe protestuesve, humben jetën 12 persona.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *