Ndërsa situata ne Venezuele mbetet e tensionuar  presidenti Nicolas Maduro kërkon një takim kokë më kokë me shefin e Shtëpisë se Bardhe Donald Trump.

 

Maduro deklaroi ne Asamblesë Kushtetuese te sapozgjedhur, se dëshiron të zhvillojë “një bisedë personale” me presidentin amerikan. Takimi sipas udhëheqësit te Venezuelës, mund te mbahet në Nju Jork muajin e ardhshëm. Por megjithatë, Maduro u shpreh se vendi i tij kurrë nuk do te dorëzohet.

 

“Nëse ai është kaq i interesuar për Venezuelën, këtu jam, këtu është dora ime. Ne kurrë nuk do t’i dorëzohemi fuqive të huaja.”

 

Në fjalimin që zgjati për 3 orë, presidenti i Venezuelës deklaroi se do t’i sfidonte sanksionet e Shteteve te Bashkuara në një gjykatë amerikane. Fjalimi i tij u prit me ovacione nga asambleja kushtetuese, qe dominohet nga mbështetësit e tij.

 

Donald Trump hodhi firmën ne paketën e sanksioneve ndaj Venezuelës qe ishin miratuar me pare ne kongres. Uashingtoni e akuzon regjimin e Maduros se po dhunon demokracinë e po shkel te drejtat e njeriut. Venezuela u përfshi nga protestat e dhunshme qe shkaktuan 125 viktima.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *