E shtunë, 7 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Madridi kërkon paratë e Katalonjës

 

Qeveria spanjolle planifikon të marrë kontrollin e plotë të financave të rajonit gjysmë autonom të Katalonjës, si dhe të shkarkojë disa zyrtarëve kryesorë, me qëllim zbatimin e masave emergjente për të rivendosur ligjin në rajonin e shkëputur.

 

Konservatorët e Mariano Rajoyt kanë maxhorancën absolute, ndaj drejtorisë së përgjithshme të taksave të Katalonjës, do t’i duhet të kundërshtojë të gjitha masat e Madridit.

Reklamë

 

Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, kryeministri Mariano Rajoy njoftoi se lideri katalanas Carles Puigdemont, zëvendësi i tij dhe anëtarët e tjerë të kabinetit rajonal, do të largohen nga postet e tyre.

 

Masat e marra nga Këshilli i Ministrave në bazë të nenit 155 të Kushtetutës spanjolle do të vendosen përfundimisht nga senati spanjoll i përbërë nga 27 anëtarë, ditwn e premte.

 

Nga ana tjetër, liderët katalanas po hartojnë plane për rezistencë paqësore ndaj një qeverisjeje të drejtpërdrejtë nga Madridi. Piudgemont njoftoi se i kishte kërkuar parlamentit rajonal të zhvillonte një debat mbi masat e marra nga Madridi dhe shtoi se njerëzit e Katalonjës nuk do ta pranonin kurrë një vendim të tillë nga qeveria qendrore spanjolle.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë