E diel, 8 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 25 minuta më parë
Showbiz

Madridi bën të qajë Ermonela Jahon!

Sopranoja e mirënjohur, Ermonela Jaho u emocionua dhe u përlot gjatë performancës në Teatrin e Operas së Madridit në Spanjë, teksa publiku këndoi shqip në ditëlindjen e 43 të saj. Ermonela Jaho që përlot publikun në skenë, këtë herë nuk mundi ti përmbante emocionet në kohën kur skena u pushtua nga urimet për të.

 

 

Sopranoja e mirënjohur, Ermonela Jaho është suprizuar nga publiku i Madridit gjatë interpretimit në teatrin Real.

Reklamë

 

 

Gjatë koncertit të saj, trupa e artistëve ndaluan përformacën dhe njëzëri me publikun kanë kënduar këngën e 43 vjetorit të lindjes së sopranos së mirënjohur shqiptare.

 

 

Nën emocionet e një surprize të tillë në një nga skenat më të mëdha në Madrid, teatri këndoi shqip ndërsa Ermonela nuk mundi të përmbajë emocionet dhe lotët.

 

 

Disa orë më pas, në rrjetet sociale, sopranoja shqiptare shkruan: “Çdo qenie humane e ndjen kur e duan,  ju falenderoj nga thellesia a zemres sime Madrid”.

 

 

Ermonela që di ta çojë publikun deri në lot me performancat e saj, këtë herë ishte publiku që drithëroi “Madam Butterfly” .

 

 

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë