Madonna duket se ka ofenduar Whitney Houston dhe Sharon Stone në një letër të shkruar me shkrim dore, e cila pritet të dalë në ankand javën e ardhshme në New York. Ajo ka shkruar një letër në fillim të viteve 90′ drejtuar dikujt të quajtur “J”.

 

 

“Radar Online” raporton se sipas shtëpisë që do të nxjerrë në ankand letrën, “J” është John Enos, me të cilin Madonna ka qënë për një kohë të shkurtër e lidhur.

 

 

Në letrën drejtuar John Enos, Madonna quan Whitney Houston dhe Sharon Stone , femra mediokre.

 

 

“Eshtë kaq zhgënjyese kur lexon që Whitney Houston ka karrierën muzikore që unë doja të kisha dhe Sharon Stone ka karrierën artistike, të cilën unë do e kem kurrë”.

 

 

“Ato janë tmerrsisht mediokre dhe gjithmonë përpiqen të mbahen si shembull i virtytit dhe përdorin metoda të ndryshme për të më poshtëruar mua”, shkruan ndër të tjera Madonna.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *