E diel, 8 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Madonna nxehet me skenarin për filmin e saj

Kompania filmike “Universal” po bëhet gati për të xhiruar filmin biografik për yllin e muzikës botërore .

Ama, puna ka ngecur që te skenari.

 

 

Reklamë

Këngëtarja ka publikuar në Instagram një foto të skenarit të filmit, ku ka rrethuar me laps blu një pjesë ku shkruhet: “Jo, jo, unë kam lindur në Detroit dhe jam një vajzë e famshme që kam lënë shkollën përgjysmë”.

 

 

Kjo gjë duket se nuk i ka pëlqyer Madonna-s, e cila ka shkruar në Insta: “Le ta fillojmë me faqen e parë. Unë kam lindur në Bay City, jo në Detroit. Dhe nuk e braktisa shkollën, por në fakt fillova të studioja në universitetin e Miçiganit. Pse do të donte të bënte “Universal” një film për mua të bazuar në një skenar që është i gjithi një gënjeshtër? Skenaristja Elyse Hollander duhet të shkruajë për tabloidet. Çdokush që përkrah këtë film po përkrah gënjeshtra dhe asgjë të vërtetë”.

 

 

Ndërkohë, “Universal” nuk ka reaguar akoma lidhur me këtë deklaratë të këngëtares, e cila e ka fshirë menjëherë foton nga Instagram.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë