Subscribe

Ish-deputeti Kujtim Gjuzi ka qenë i ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “7pa5” në Vizion Plus, ku ka folur ndër të tjera për lidhjet mes shqiptarëve dhe francezëve.

Ai ka thënë se këto lidhje fillojnë që me Napoleon Bonapartin dhe Ali Pashë Tepelenën, teksa ka komentuar edhe emërimin e kryeministrit të ri francez, Gabriel Atal.

“Shqiptarët janë konservatorë, janë 820 mijë vota në total të qendërs së djathtë. Kryeministri i sotëm Francës ishte ministër i arsimit dhe bashkë me Macron vijnë nga ish Partia Socialiste. Jo vetëm ky fakt, që kryeministri është kështu, përveçëse ka deklaruar te dokumentacioni gjithë jetën e tij private.

Shqiptarët dhe francezët kanë një lidhje të hershme. Napoleon Bonaparti dhe Ali Pashë Tepelena. Pikërisht këtu fillon shteti i parë kontemporan shqiptar. Në këtë koncept kush është vallja më e madhe në Tiranë. Është Napoloni. Ne kemi një lidhje afeksioni me francezët”, tha Gjuzi.

Ai ka folur më tej edhe për presidentin francez Emmanuel Macron, duke komentuar për martesën e tij me ish-mësuesen që është 24 vjeçe më e madhe se presidenti.

“Macron është i zgjuar sepse nuk është i martuar, por bashkëjeton me ish mësuesen që është 64 vjeçe, i jep mend ajo në darkë”, tha Gjuzi. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *