E diel, 8 Nëntor 2026 Film Family deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Bota

Macron zotohet se do të rindërtojë katedralen e Notre-Dame

Presidenti francez Emmanuele Macron u zotua se do të rindërtojë katedralen mesjetare të Notre-Dame pas zjarrit të rënë pasditen e të hënës ku u shkatërua një pjesë e madhe e ndërtesës gotike 850 vjeçare.

 

Zjarrëfikësit arritën të shpëtonin strukturën kryesore të gurit gotik duke përfshirë dhe dy kullat.

 

Reklamë

Zjarri arriti të vihej nënkontroll gati nëntë orë pas fillimit të tij.

 

Shkaku I zjarrit nuk është ende i qartë, por zyrtarët thonë se kjo mund të lidhet me punimet që po bëheshin në katedrale.

 

Prokuroria e Parisit tha se aktualisht është duke u hetuar si një aksident.

 

Më shumë video

Reklamë