E diel, 8 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Macron vizitë në Shqipëri!?

Presidenti i Francës pritet të vizitojë Shqipërinë gjatë muajit nentor.

 

Kështu të paktën bëjnë të ditur mediat në Maqedonine e Veriut të cilët duke iu referuar burimeve diplomatike shkruajnë se Macron do të vizitoje Tiranën dhe Shkupin muajin e ardhshëm për tu takuar me Edi Ramën dhe Zoran Zaev.

 

Reklamë

Franca ishte vendi që kundërshtoi më fort nga të gjithë hapjen e  negociatave për të dyja vendet me argumentin se përpara këtij vendimi, BE ka nevoje të reformohet dhe të zgjidhe problemet aktuale që ka.

 

Ndonëse Macron vete përgëzoi Shqiperinë dhe Maqedoninë e Veriut për punën e bërë me reformat, ai tha pas tryezes se liderve te BE, se është e nevojshme që Unioni të zgjidhe gjithë cështjet problematike që kanë lindur vitet e fundit, sidomos sa I takon emigranteve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë