Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë në një kompromis për të realizuar rrugëtimin e tyre drejt Bashkimit Evropian, sipas presidentit francez, Emmanuel Macron. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një vizitë në Paris, ku është pritur nga presidenti francez Emmanuel Macron. Në një konferencë të përbashkët para takimit, kreu i Francës i bëri thirrje dy vendeve të zgjidhin çështjet e mbetura pezull sa më shpejt.

 

EMMANUEL MACRON

PRESIDENT I FRANCËS

“Franca ka qenë vendi i parë që e ka njohur Kosovën. Që nga ajo kohë Franca ka dhënë mbështetje për zhvillimin  ekonomik dhe për të arritur konsolidimin për kulturën si edhe sigurinë. Dje kemi pasur takim me ministrin e Punëve të Brendshme. Unioni Europian ka një projekt që promovon shtetin e së drejtës dhe qeverisë. Unë i ftoj Kosovën dhe Serbinë për tu angazhuar si evropianë në gjetjen e një kompromisi që do t’i bëjë Beogradin dhe Prishtinën të kthehen drejt një të ardhmeje evropiane.”

 

Evropa, sipas Kurtit, është bashkimi më i mirë për t’i hedhur bazat për një marrëveshje afatgjatë.

 

“Tanimë realiteti ri ka përbërës të rinj. Ju siguroj se po i ndjekim nga afër zhvillimet e fundit në Bruksel sidomos vizitën e presidentit amerikan (Joe Biden) dhe bisedat me udhëheqësit e shteteve evropiane, të BE-së dhe më gjerë. Ne besojmë se një situatë e re politike po krijohet, një situatë e menduar më mirë me pjesëmarrje më të artikuluara dhe drejtëpeshuara dhe një besim më të lartë. Si kryeministër dhe qeveri jemi angazhuar për paqe, mirëqenie integrimin e dhe zhvillimin e vendit.”

 

Kurti është pritur në Pallatin Elysee me nderime të larta shtetërore.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *