Subscribe

Presidenti francez Emanuel Macron do të zhvillojë një takim me homologun e tij Bajram Begaj.

 

Macron do të mbërritje  rreth orës 08:30 në ambientet e Presidencës, ku pas pritjes zyrtare nga Begaj, do të zhvillojë një takim kokë më kokë me këtë të fundit për më shumë 30 minuta.

 

Pas Begajt, Macron do të zhvillojë një takim edhe me kryeministrin Edi Rama.

 

Në orën 10:30, Rama do të presë Macron në Kryeministri , ku dhe do të nënshkruajnë marrëveshjet për ekonominë dhe bashkëpunimin mes dy vendeve.

 

Pritet që të ketë një konferencë të përbashkët të dy liderëve në orën 11:30.

 

Në orën 10:30 (në sallën COD, Kryeministri)  kryeministri Edi Rama dhe presidenti i Francës Emmanuel Macron do të nënshkruajnë marrëveshjet ekonomike dhe bashkëpunimi mes dy vende.

 

Në orën 11:30 do të zhvillohet konferenca për shtyp me mediat”, thuhet në njoftimin nga Kryeministria.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *