Subscribe

Presidenti francez Emmanuel Macron nga Tirana ka premtuar mbështetje për rrugëtimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Macron tha se vendi ynë tashmë është ankoruar në Europë.

 

Vendi juaj është i ankoruar në Europë, jo vetëm në këtë zonë ku donin t’iu mbyllnin shumë herë, por edhe në Mesdheun tonë, pra në zemër të kontinentit tonë. Të jem këtu me ju është të shpreh një moment të rëndësishëm të kohës historike që po jeton Europa jonë. Po jeton si vagull, por po hyjmë në erën e ribashkimit të kontinentin tonë. Në vitin 2022 ju shënuat nëj etapë të rëndësishme me konferencën e parë ndërqeveritare, që shënjoi këtë rrugë të pakthyeshme të Shqipërisë në BE. Jemi një vend dhe një popull që e dëshironte Europën, kjo është thelbësorja, për këtë kohë të ribashkimit“, tha Macron.

 

Ndërsa kryeministri Edi Rama, ka deklaruar se qeveria do të bëjmë çdo gjë që Shqipëria të jetë Evropa e Ballkanit në çdo aspekt.

 

“Mund të mikpresësh shumë francezë, por kur i pari i vendit troket në derë…që presidenti francez të vijë në Shqipëri nuk është diçka e lehtë dhe nuk ka qenë e lehtë prandaj unë kam qenë i lumtur sepse prania konfirmon besimin që ambicia e Shqipërisë për t’u bërë Evropa  e Ballkanit është e pakthyeeshme. Do përpiqemi të jemi jo një nga 6 pjesët që është evropiane kur flet me Evropën dhe bëhet ballkanike  kur flet me 5 të tjerët. Do vijojmë të investohemi për ta rimishëruar Evropën sepse procesi i zgjerimit janë procese që kanë vlerë për sa kohë transformojnë vetveten. Ky proces nuk është që ne të ikim në Evropë, por Evropa të vijë këtu. Unë ju siguroj që ne do të bëjmë çdo gjë që çdo vit e më shumë të jemi Evropa e Ballkanit në çdo aspekt, kemi shumë për të bërë”, tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *