Partia e presidentit francez Emmanuel Macron, po shkon drejt një fitoreje të thellë pas raundit të parë të zgjedhjeve parlamentare.

 

La Repulique en Marche dhe aleati i saj MoDem do të marrin 445 ulëse nga Asambleja Kombëtare me 577 ndenjëse.

 

 

Rezultati final i këtyre zgjedhjeve do të vendoset nga një balotazh që do të zhvillohet në 18 qershor.

 

Partia e Macron është themeluar vetëm një vit më parë dhe shumë nga kandidatët e saj kanë pak ose aspak eksperiencë politike.

 

Pjesëmarrja krahasuar me raundin e parë të zgjedhjeve në 2012, ishte shumë më e ulët, vetëm 48.7%, shifër që analistët thonë se reflekton një ndjenjë të dorëheqjes tek kundërshtarët e Macron.

 

Ndërkohë, kancelarja gjermane Angela Merkel, përgëzoi 39 vjeçarin për suksesin e arritur nga partia e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *