Rreziku i një skenari francez të ngjashëm me atë britanik është përmendur per here te pare edhe nga kandidati favorit per presidencën franceze, Emmanuel Macron. Ideja e Frexit-it është hedhur me kohë nga rivalja e tij, liderja e ekstremit të djathtë, Marine le Pen, por tani edhe vetë kandidati i qendrës, një mbështetës i hapur i BE-së, e përmend këtë rrezik, duke treguar se ai është real. Ne nje interviste për “BBC”, Makro theksoi se Bashkimi Europian duhet të reformohet, në të kundërt, do të përballet me mundësinë e një shkëputjeje të Francës.

 

“Unë jam pro-europian. E kam mbrojtur vazhdimisht gjatë kësaj fushate elektorale idenë europiane, politikat europiane, sepse mendoj qe jane thelbësore per qytetaret franceze. Por gati gjysma e popullit është i nevrikosur me idenë europiane. Ne këto kushte, duhet t’a reformojmë BE-në, pasi na duhet një union i ri, në mënyrë që të mbrojmë qytetarët tanë dhe të rregullojmë procesin e globalizimit. Nëse nuk e bëjmë këtë, nuk duhet te habitemi nga nje Frexit i mundshëm.”

 

Zgjedhësit francezë i drejtohen të dielën qendrave të votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, ku gjenden përballë njëri-tjetrit dy fituesit e raundit të parë, Macron dhe Le Pen.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *