Presidenti francez Emmanuel Macron ka publikuar qeverinë e re me nje raport perfekt gjinor, si edhe me nje grup te figurave politike nga qendra, e majta dhe e djathta. Mes emrave qe bien ne sy jane Sylvie Goulard si Ministre e Mbrojtjes dhe Kampionia Olimpike e skermës, Laura Fesel si Ministre e Sporteve. Bruno Le Maire është Ministri i ri i Ekonomisë, Gérard Collomb Ministër i Brendshëm, ndërsa François Bayrou Ministër Drejtësie.

 

Vendimi i Macronit per te ndërtuar nje qeveri qe bashkon gjithë spektrin politik, ka vene ne krize te djathten franceze. 170 zyrtare te zgjedhur te se djathtës u kritikuan nga qindra ligjvënës te tjere, pasi kishin nënshkruar nje deklarate ne mbështetje te Macron.

 

Presidenti i ri shpreson se me ekipin e tij gjithperfshires qeveries do te siguroje nje mbështetje te gjere ne zgjedhjet parlamentare te qershorit. mes emerimeve te tjera, Jean-Yves Le Drian, i përfolur si kandidat per kryeministër, do te jete Ministër i Jashtëm, Nicolas Hulot, nje ambientalist i njohur, do te jete ne krye te dikasterit te mjedisit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *