E enjte, 12 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 01:59 Në vijim ora 01:59: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Macron propozon përdorimin e ilaçeve anti-malarje për trajtimin e koronavirusit

Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka bërë thirrje për testimin e ilaceve anti-malariale për të trajtuar COVID-19.

Në një intervistë për mediat franceze, Macron u shpreh se propozimi iprofesorit nga Marseja Didier Raoult është autorizuar nga autoritetet kompetente dhe se tani duhet të testohet për të treguar efektivitetin.

EMMANUEL MACRON

Reklamë

PRESIDENT I FRANCES

“Detyra ime është të siguroj që të gjitha qasjet terapeutike që ndiqen sot, t’i nënshtrohen provave të rrepta klinike, dhe sa më shpejt që të jetë e mundur në mënyrë që të gjendet një vaksinë. E gjitha kjo nuk është çështje besimi, por çështje shkencore”.

Në Francë rezultojnë 165 mijë persona të infektuar nga të cilët rreth 18 mijë kanë gjetur vdekjen deri më tani.

Vazhdo të lexosh

Reklamë