Subscribe

Presidenti Emanuel Macron ka deklaruar se prania e tij në Tiranë tregon riangazhimin e Francës në Shqipëri e Rajon.

 

Në konferencën e përbashkët për mediat me kryeministrin Edi Rama, Macron lajmëroi edhe bashkëpunimet mes dy vendeve ku veçoi atë të hapjes së një liceu frëng në Korçë.

 

 “Unë mund t’ua them që jam i  lumtur që jam këtu pa bërë asnjë kujdes diplomatike për gjuhën. Jam i lumtur që gjendjen krah jush në një moment kaq delikat në Evropë. Me luftën në Ukrainë, me terrorizmin në vendin tonë, luftën në Kaukaz sepse u përmenda sulmin e djehsmë në Buksel.

 

Të qenurit krah jush është një formë riangazhimi i Francës prej jush dhe në Rajon. Ishte gabim që qysh prej 1912 asnjë president francez nuk kishte shkelur këtu… dhe ne këtë e shohim si riparim të dëmit tonë. Është një riangazhim. Isha i lumtur dhe krenar që i dorëzova dekoratën Kadaresë si dhe kaluam momente shumë të bukura me Prelocajn etj. Kjo shpreh marrëdhënien e fortë që ekziston në marrëdhëniet tona. Shpresoj të kemi angazhime edhe më tej, të bijojmë gjuhën franceze në vendin tuaj si dhe për liceun francez në Korçë”,  tha Macron.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *