E martë, 10 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 orë më parë
Bota

Macron: Politika e Erdoganit, e papajtueshme me interesat evropiane

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron deklaron se politika e homologut të tij turk Recep Tayyip Erdogan është orientuar kah destabilizimit te Bashkimit Evropian.

Gjatë një interviste, kreu i shtetit të Francës vlerëson se politikat e Erdogan kanë qëllime ekspansioniste, të përziera me nacionalizëm dhe islamizëm. Sipas tij, këto politika nuk pajtohen me interesat evropiane.

Ndër të tjera, lideri francez thekson se e gjendur në një situatë të tillë, Evropa duhetë të veprojë sipas interesave të saj, përmes një vlerësimi real të asaj që po ndodh.

Nga ana tjetër, kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis i ka bërë thirrje Turqisë që t’i japë fund provokimeve në det dhe të ulen në tryezën e dialogut.

Vazhdo të lexosh

Reklamë