Ish-kryeministri francez Manuel Vals shpreh ambiciet per te garuar ne listën e lëvizjes “En Marche!” te presidentit Makron ne zgjedhjet e qershorit per parlamentin e ri. “Partia socialiste vdiq. Jo vlerat dhe historia e saj, por ato jane vetëm e shkuara,” ka deklaruar Vals.
Por nje zedhenes i lëvizjes En Marche deklaroi se ne zonën e ish-kryeministrit ishte përcaktuar nje kandidat dhe investimi i tij per te hyre ne lista nuk mund te konsiderohet i mirëqene. Ndërkohë, ka nisur te ravijëzohet qeveria e re e Makron. Zhan Iv Le Drian është ne pole position per postin e kryeministrit dhe ketë e konfirmuar edhe zedhenesi i Makron. Ministri aktual i mbrojtjes i pëlqen si te majtës, ashtu edhe te djathtës dhe do te ishte nje figure bashkuese.
Por si rival mund te ketë Fransua Bayrou, edhe ai centrist, qe vjen jashtë sistemit tradicional partiak, si Makron. Mes emrave te tjerë te përfolur ne mediat franceze si pjese e qeverise se re janë Richard Ferrand, ish-deputet socialist dhe aktualisht sekretar i përgjithshëm i lëvizjes En Marche, Silvi Gulard, eurodeputete e qendrës, mes besnikeve te presidentit te ri, Ksavier Bertrand, republikan, ish-ministër i shëndetësisë me Zhak Shirak dhe i punës ne kohen e Sarkozi. ne baze te axhendes se bere publike, ne 14 maj, Makron do te beje betimin dhe ngjitjen ne Elize. Ne te njëjtën dite, ose nje dite me vone pritet lajmërimi i kryeministrit. Me pas, ne 11 e 18 qershor, do te ketë zgjedhje per 577 deputetet e rinj te kuvendit.