E mërkurë, 30 Shtator 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Macron në vizitën e parë zyrtare do ta zhvillojë në Berlin

Kancelarja Angela Merkel do të presë të hënën presidentin e ri francez, Emmanuel Macron i cili do të marrë të dielën zyrtarisht çelësat e Elizesë, njoftoi zëdhënësi i udhëheqëses gjermane, Steffen Seibert.

 

Reklamë

”Kancelarja u shpreh e entuziazmuar për takimin e së hënës pasdite në Kancelari me presidentin e ri francez, Emmanuel Macron”, njoftoi ai sot gjatë një konference të rregullt shtypi.

 

Ai nuk dha asnjë detaj tjetër në lidhje me mbarëvajtjen e këtij takimi as mbi temat që do të trajtohen, ndërsa të dy liderët janë të përgatitur për të diskutuar, kryesisht mbi çështjet që lidhen me reformën e Bashkimit Evropian.

 

Liderja gjermane e ka pritur edhe më parë në rolin e kandidatit të qendrës, pro-evropian në Kancelari gjatë fushatës elektorale franceze, e cila e përgëzoi menjëherë pas shpalljes së rezultatit, për fitoren e tij më 7 maj.

Vazhdo të lexosh

Reklamë