Kryeministri Edi Rama po zhvillon një konferencë të përbashkët me presidentin francez, Emmanuel Macron.
Macron, në fjalën e tij tha se Franca do të jetë gjithmonë në krah të Shqipërisë.
Presidenti francez nënvizoi se perspektiva e 2027 është një realitet, teksa shtoi se vendi i Shqipërisë në BE, është i rëndësishëm.
Macron u shpreh se Shqipëria ka bërë avancime të mëdha.
Macron: Faleminderit për pritjen tuaj. Është një lumturi e madhe të jem prapë këtu, në Shqipëri. Bashkëpunimi universitar po bëhet realitet. Në fushën ekonomike projekti prioritar menaxhimi i ujit, turizmi, bujqësia. Kjo për të thënë se deklaratat e mëparshme u bënë realitet. Kemi avancuar në temat e mbrojtjes, do vijojmë në të gjitha fushat me kapacitet të mirë. Radarët e mbikëqyrjes, kemi vijuar bashkëpunim dhe për më shumë aktorë francezë, prania jonë është në të gjitha rajonin.
Franca do jetë krah jush për kapacitet financimi. Përtej kësaj marrëdhënie dy palëshe, duam të shkojmë më tej. Vendi i Shqipërisë në BE, është i rëndësishëm, Shqipëria ka bërë avancime të mëdha, kam besim te ajo që do bëni, jam i lumtur për mandatin Z.Rama. Udha e Shqipërisë drejt BE është shumë e qartë. Franca do jetë krah jush për t ju shoqëruar në këto reforma. Ju do mbani axhendën tuaj dhe ne tonën. Perspektiva e 2027 është një realitet.
/vizionplus.tv