E diel, 8 Nëntor 2026 Film Family deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Macron letër falenderuese presidentit Thaçi

Presidenti francez, Emmanuel Macron e ka falënderuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi për pjesëmarrjen e tij në ceremoninë e shënimit të 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore.

 

Përmes një letre të nisur kreut të shtetit të Kosovës, Macron ka thënë se ceremonia në fjalë ka qenë mundësi për të riafirmuar angazhimin për paqen.

 

Reklamë

“Ajo (ceremonia) na dha mundësi ne politikanëve, të vetëdijshëm siç jemi rreth mësimeve të së kaluarës dhe kompleksitetit të sfidave me të cilat përballemi, për të riafirmuar angazhimin për paqen dhe gatishmërinë për forcimin e dialogut dhe veprimit kolektiv”.

 

Ndërkohë pas kësaj ceremonie presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ishte shprehur se është ndjerë i fyer nga trajtimi që i është bërë në Francë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë