E diel, 20 Shtator 2026 Përrallë në Ishull deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Eat And Traditë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Bota

Macron kërkon “rilindje europiane”

Presidenti francez Emmanuel Macron, bën thirrje për “Rilindjen Europiane” 28 vendeve anëtare në prag të zgjedhjeve për Parlamentin në muajin maj. Sipas tij, Europa është më e kërcënuar se kurrë përballë nacionalizmit dhe atyre që përçojnë frymën e ndarjes, ndaj sipas tij duhet një “Rilindje” me anë të reformave që do të siguronin të ardhmen e unionit.

 

 “Zgjedhjet evropiane duan dhe disa javë për të përcaktuar të ardhmen e Evropës. Që nga Lufta e Dytë Botërore, Europa nuk ka qenë kurrë më e rrezikuar se sot. Nacionalizmi nuk ofron asgjë, është një projekt që duhet refuzuar”

 

Reklamë

Në letrën e Macron publikuar në mediat me te mëdha në Europë presidenti i Francës paralajmëron mbajtjen e nje konference të madhe për të rishikuar strukturat politike te Bashkimit Europian.

 

Macron kritikoi ashpër edhe fuqitë e huaja që financojnë partitë ekstremiste politike në Europë, ndërsa lidhur me Brexit nënvizoi se qytetaret britanike ishin te painformuar.

 

 “Kush i tha popullit britanik të vërtetën për të ardhmen e tyre pas Brexit? Kush u foli atyre për humbjen e aksesit në tregun e BE-së? Kush e përmendi rreziqet për paqen në Irlandë për rivendosjen e kufirit?”

 

Presidenti francez Emanuel Macron theksoi se “në këtë Evropë të re, njerëzit do të marrin fatin në duart e tyre.”

Më shumë video

Reklamë