E diel, 8 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Macron: Jam pro parimit të ristrukturimit të borxhit grek

Emmanuel Macron u shpreh pro një ristrukturimi të mundshëm të borxhit grek, duke sqaruar se do të drejtonte ”betejën” për arritjen e qëllimit.

 

“Jam pro parimit të ristrukturimit të borxhit grek, rënë dakort pasi aktualisht Greqia vijon të jetë pjesë e eurozonës. Përse ? Pasi sistemi është aktualisht i paqëndrueshëm. Atëherë i duhet vënë kyçi, të krijohen masa mbrojtëse për arritjen e një marrëveshje kolektive, megjithëse jemi të vetëdijshëm në çdo mënyrë a tjetër duhet t’i rikthemi kësaj çështje”, deklaroi ish-ministri i Ekonomisë.

 

Reklamë

“Një gjë krejt e ndryshme është të qënit dhe tjetër është marrja e një vendimi kolektiv, duhet të nisim këtë betejë”, shtoi Macron, duke theksuar se e kishte shprehur këtë qëndrim që në verën e 2015.

 

“Unë do ta drejtoj këtë betejë pasi është e pashmangshme, me bindjen për të rivendosur besueshmërinë kolektive”, pohoi ai.

Vazhdo të lexosh

Reklamë