E hënë, 28 Shtator 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Macron i kërkon Vuçiçit të arrijë marrëveshje me Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç gjatë vizitës në Paris është takuar me homologun e tij francez, Emanuel Macron, ku temë diskutimi ishte dhe dialogu me Kosovën.

 

Reklamë

Ndër të tjera ai është shprehur se ka marrë mbështetje nga presidenti francez për arritjen e një marrëveshje me Prishtinën, marrëveshje kjo që do të ishte në të mirë të rajonit.

 

Gjithashtu Vuçiç shtoi se në këtë takim u fol edhe për dialogun e Brukselit mes Prishtinës dhe Beogradit, si dhe për marrëdhëniet bilaterale Beograd-Paris.

 

Nga ana tjetër, presidenti Macron bëri të ditur se do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Serbi nëntorin e këtij viti. Gjithashtu komentoi dhe historinë e të dy vendeve ku përmendi aleancat e mëparshme ushtarake mes Serbisë e Francës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë