E enjte, 12 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Macron humb “Rajonalet”/ Bie ndjeshëm mbështetja për ekstremistët e djathtë

Raundi i parë i zgjedhjeve rajonale të së dielës në Francë rezultoi zhgënjyes për presidentin Emmanuel Macron, partia e të cilit u rendit e pesta ndërsa konservatorët triumfuan si forca kryesore. Kampi konservator-liberal ka siguruar 28% të votave.

 

Posaçërisht me vëmendje u panë rezultatet e së djathtës ektreme, por partia e Marine Le Pen ka mbetur shumë pas pritshmërive të saj. Fronti Kombëtar arriti të marrë vetëm 19% të votave, duke u renditur e dyta. Populistët kishin shpresa të fitonin në 13 rajone, sepse sipas sondazheve, partia pritej të bashkonte rreth vetes një të katërtën e elektoratit.

 

Reklamë

Vëzhguesit e shohin garën si një duel mes Le Pen dhe presidentit aktual Emmanuel Macron, përpara zgjedhjeve presidenciale që janë planifikuar pranverën e ardhshme. Zgjedhjet u mbajtën njëkohësisht për pushtetet rajonale dhe për parlamentet vendore, që është testi i fundit në mbarë vendin para se të zgjidhet kryetari i ri i shtetit.

 

Në një pjesëmarrje rekord të ulët, vetëm 34 % e rreth 46 milionë qytetarëve me të drejtë vote, ushtruan vullnetin e tyre. Partitë që fituan më shumë se 10% të votave në raundin e parë mund të kalojnë në balotazhin vendimtar më 27 qershor.

Vazhdo të lexosh

Reklamë