Presidenti francez Emanuel Makron, ka ftuar ne Paris ne datën 11 nëntor, dy homologet e tij Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiç. Ata pritet te marrin pjese në manifestimin e 100 vjetorit të armëpushimit mes forcave aleate dhe Gjermanisë për përfundimin e luftës së parë botërore. “Kjo është një mundësi për të reflektuar mbi përgjegjësinë tonë kolektive për forcimin e paqes botërore dhe qeverisjes” – shkruan Macron në letrën e tij.

 

Në këtë ditë të rëndësishme ku do të marrin pjesë liderët të botës, si presidenti amerikan Donald Trump, presidenti rus, Vladimir Putin dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, nuk përjashtohet mundësia e nje takimi mes Thaçit e Vuçiç. Mediat ne Prishtine shkruajnë se pas takimit të dështuar në Bruksel, me ndërmjetësimin e përfaqësueses së lartë Federica Mogherini, këtë herë takimi do të zhvendoset në Paris.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *