Bota
Macron e Ati i Shenjtë diskutojnë për emigrantët

Presidenti francez Emmanuel Macron do te takohet sot me papa Fanceskun ne Vatikan. Ne fokus te bisedimeve do te jete çështja e emigranteve, një polemikë e vështirë midis Italisë dhe Francës. Macron do te jete i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Brigite dhe nuk do të takohet me asnjë anëtar të qeverisë italiane. Përveç temës së emigrantëve, pritet te flitet edhe për klimën dhe çështje të tjera te rëndësishme ndërkombëtare. Ndërkohe ministri i brendshëm i Italisë Matteo Salvini, i njohur për pikëpamjet e tij kundër emigracionit, tha gjatë një vizite në Libi, se ka propozuar ngritjen e qendrave të pritjes në jug të Libisë, me qëllim që të ndalohet fluksi.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




