Presidenti i zgjedhur i Francës, Emmanuel Macron, premtoi se do të shërbejë me përulësi, me forcë dhe duke u qëndruar besnik parimeve të Republikës për “liri, barazi dhe vëllazëri”. Macron mundi të dielën, në raundin e dyte te zgjedhjeve rivalen nga ekstremi i djathtë, Marine Le Pen, me 66 perqind te votave, përkundrejt rreth 34 perqind te ish-drejtueses se Frontit Nacional. 39-vjecari qe behet kështu presidenti me i ri i Francës dhe i pari qe del jashtë sistemit te dy partive qe nga krijimi i republikës, ka festuar me himnin e Bashkimit Europian.

 

 “Do të bëj gjithçka që mundem gjatë pesë vjetëve të ardhshëm, në mënyrë që askush të mos ketë më arsye për të votuar për ekstremistet. Nuk do të dorëzohemi para frikës dhe ndarjeve. Do t’i luftoj ndarjet që sfidojnë Francën. Sfidat qe kemi përpara jane te mëdha, por me kryesorja është t’u shërbejmë çdo dite francezeve.” 

 

Ditën e pare si president i zgjedhur, centristi e nisi duke marre pjese, i ftuar nga presidenti ne detyre Holande, ne nje ceremoni ne Harkun e Trimfit ne Paris, qe shënon 72-vjetorin e kapitullimit te Gjermanisë naziste. Zgjedhja e tij ne krye te Elizese ka patur nje impakt direkt ne tregjet botërore, aty ku euro ka shënuar rritje te madhe, si edhe ka sjelle nje frymëmarrje çlirimi ne gjithë Bashkimin Europian. Nder te paret qe kane reaguar per ta uruar presidentin e ri te Francës ishte kancelaria gjermane Merkel, kreu i komisionit europian Junker, liderë te tjere europiane, por edhe presidenti i SHBA-ve, Trump, ai rus Putin, si edhe krerë te tjere shtetesh e qeverish. Urime kane ardhur edhe nga Shqipëria. Macron pritet të bëjë betimin më 14 maj.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *