Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka siguruar mbështetjen e Francës në rrugën e integrimit europian, e cila është e detyruar të kalojë përmes normalizimit të marrëdhënieve me shtetin fqinj. Pas takimit të së martës Hoti-Macron, presidenca franceze ka deklaruar se janë shtruar linjat për rigjallërimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, i cili pritet të bëhet konkret në samitin virtual të Parisit, më 10 korrik.

“Normalizimi i marrdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës është një element thelbësor i stabilitetit dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe nga kjo varen perspektivat përkatëse për anëtarësim në Bashkimin Europian të të dyja vendeve. Ky samit do të pasohet nga ai tashmë i zhvilluar në Berlin më 29 Prill 2019. Do të jetë rezultat i hapave që Franca dhe Gjermania kanë ndërmarrë së bashku me Serbinë dhe Kosovën, me qëllim konsolidimin e stabilitetit në Ballkan dhe forcimin e lidhjeve të tyre me Bashkimin Europian.”

Me iniciativën e presidentit Emmanuel Macron dhe kancelares Angela Merkel, videokonferenca e së premtes  do të shërbejë për të rihapur dialogun e ndërprerë 18 muaj më pare. Aty do të jenë të pranishëm edhe përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punë të Jashtme, Josef Borell, si dhe i dërguari special i Brukselit për dialogun, Miroslav Lajcak.

Të dielën më 12 korrik palët do të takohen në Bruksel ndërsa ende nuk ka një ftesë nga Uashingtoni pas anulimit të takimit që do të mbahej më 27 qershor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *