Pas largimit të Britanisë së Madhe, liderët e vendeve anëtare të BE kanë theksuar nevojën për reformimin e Unionit.

Presidenti francez Emmanuel Macron kërkoi një pikë kthese në marrdhëniet e tensionuara me Poloninë duke thënë se është i gatshëm të dialogojë edhe me Rusinë në këtë drejtim.

Gjatë vizitës në Varshavë, shefi i Elizesë bëri të ditur se Gjermania dhe Franca kanë përgjegjësinë kryesore për forcimin e bllokut, tashmë 27 anëtarësh.

 

EMMANUEL MACRON

 

PRESIDENT I FRANCES

 

 

“Franca nuk është pro ruse as kundër por është pro europiane dhe në këtë kontekst është nevoja që të bisedojmë për sigurinë e Europës, duhet të kemi një dialog politik me Rusinë edhe pse do të jetë shumë i vështirë. Ne duhet të vazhdojmë të mbrojmë projektin europian, dhe kjo nevojë është edhe më urgjente pas Brexit.”

 

Sistemi gjyqësor polak ka nxitur debate dhe përplasje mes Varshavës dhe Brukselit për vite me radhë.

Për këtë arsye, presidenti francez bëri thirrje që të lihen pas konfliktet. Ai konfrimoi se në muajt në vijim do të mbahet një samit midis Gjermanisë Francës e Polonisë për të vendosur balancat.

Ndërkohë kancelarja Angela Merkel nga Austria, deklaroi se do të mbështesë edhe  ndryshimet në Traktatin e Lisbonës nëse do të jetë e nevojshme.

 

 

ANGELA MERKEL

 

KANCELARE E GJERMANSIE

 

 

“Tani që Mbretëria e Bashkuar u largua nga blloku, BE duhet të bëhet më konkurrues dhe i qëndrueshëm. Jam gati të mbështes edhe ndryshimet në traktatin e reformës nëse kjo do të jetë e nevojshme. Duhet të veprojmë shpejt e të mos humbasim kohë për tu përballur me sfidat që kemi përpara.”

 

Gjatë takimit me kancelarin austriak, Sebastian Kurtz pati një përplasje mes dy liderve për emigracionin. Austria e ka kritikuar Gjermaninë për politikën e dyerve të hapura mbi refugjatët duke argumentuar se kjo rrugë ka nxitur trafikimin e qënieve njerëzore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *