Presidenti I Francës, Emmanuel Macron doli pas Merkel në konferencën për shtyp për të sqaruar gjithcka u debatua në tryezen e perbashket te liderve te BE, ku nuk u mor një vendim për hapjen ose jo të negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

 

Macron tha se të dyja kanë bërë progress dhe kanë ndërmarrë reformat ë guximshme të cilat nuk mjaftojnë për ti hapur negociatat.

 

Presidenti francez tha se para se të mendohet për hapjen e negociatave me vendet e tjera, BE duhet te reformohet pasi ka probleme te brendshme.

 

 

“Shqipëria po kalon në disa reforma të mëdha. Të gjitha këto reforma në kuadër të emrit të vendit të tyre. Ne e pranojmë se është bërë progres, por ika disa situata që nuk janë të kontrolluara. Ka probleme me azilkerkuesit. Diskutimi im ishte i dobishëm mbi të gjithë mbi vizionin e Evropës. Në fakt BE  ka disa probleme të brendshme , por para se të ndodh procesi i zgjerimi, ka nevojë për reformim të brendshëm.Në fakt dihet se nuk iu hapim dyer, ndodhet nuk do të këtë përpjekje, por prapë kjo nuk mjafton. Dihet të finalizojmë reformat tona.

 

 

Macron këmbëngul se procesi i zgjerimit duhet parë I gjithi.

 

 

“Duhet të reformojmë Evropën dhe na duhet një proces tjetër, na duhet besueshmëri dhe strategji. Këto janë komentet e mia që doja ti ndaja me ju. Nëse ne do të vijojmë me reformën atëherë mund të vijojmë më procesin e zgjerimit, pasi nuk mjafton thjesht hapje e dyerve për këtë vende,. Duhet parë që ku qëndrojnë këto vende që kërkojnë të behën pjesë e BE. Duhet ti shohim këto vende, që janë në proces. Duhet parë më tej se çfarë duhet të bëjmë me këtë axhendë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *