Presidenti francez Emmauel Macron tha ga Beogradi se Europa duhet të mbështesë rinisjen e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë Serbi, madje ai premtoi se do të angazhohet personalisht për këtë çështje.

 


EMMANUEL MACRON


PRESIDENT I FRANCES

 

“Së bashku me presidentin Vuçiç ishim shumë të sinqertë në bisedime. Unë do të organizoj një takim të postaçëm me udhëheqësit e Kosovës, kryeministren e Serbisë dhe kancelare Merkel. Franca është e angazhuar për arrritjen e një marrëveshjeje. Serbia dhe Kosova janë vende evropiane dhe ne duam që kjo të shndërrohet në fakt. Përgjegjësia jonë është të japim mbështetje për stabilitetin e rajonit”

 

Por kur u pyet nëse Franca mund të ofrojë një zgjidhje konkrete për vazhdimin e dialodut, Macron u shpreh shkurtimisht:

 

Nuk jam këtu për të dhënë leksione! Nuk kam përgjigje, nuk ka zgjidhje magjike as në xhepin tim, as në atë të Gjermanisë, të Shteteve të Bashkuara apo të Rusisë”

 

Megjithatë Macron u shpreh qartë kur tha se dëshiron që Kosova dhe Serbisë të ndërtojnë një të ardhme europiane.

 

Nga ana tjetër presidenti Aleksandër Vuçiç, tha se bisedimet me presidentin francez ishin të sinqerta dhe të hapura, si dhe ka kërkuar mbështetjen e Francës në dialogun me Prishtinën.

 


ALEKSANDER VUÇIÇ
PRESIDENT I SERBISE

 

“Mund të them që nuk kam pasur kurrë bisedime të tilla të hapura dhe të sinqerta me ndonjë zyrtar. Biseduam para së gjithash për zgjidhjen e nyjes së Kosovës. I kërkova atij të jetë I gatshëm  të ndihmojë Serbinë në zgjidhjen e krizës në dialog dhe në rrugën e saj evropiane.”

 

Por Vizita e presidentit francez, Macron, çështje e taksës dhe dialogu me Serbinë, është djekur edhe nga liderët e Kosovës. Kryeministri Ramush Haradinaj, edhe njëherë theksoi se taksa ndaj mallrave serbe nuk do të hiqet, nëse Serbia nuk njeh Kosovën shtet.

 


RAMUSH HARADINAJ
KRYEMINISTER I KOSOVES

 

“Taksa nuk është vetëm taksë, nuk është vetëm tregti, por është edhe ta quajmë edhe kriter se a jemi shtet a jo. Nëse ne lëshojmë pe për taksën para njohjes do ta kemi më të vështirë një marrëveshje në pozicione të barabarta…Mirë është që gjithë rajoni të avancojë drejt BE-së, por Kosova nuk është mirë të japë shembuj të dobësimit, dorëzimit në etapën finale, pasi që nëse jep një shembull të tillë, kërkesat do të rriten për një konsensus më të madh dhe për kompromis më të madh”

 

Dialogu Prishtinë Beograd u nderpre rreth një vit më parë, pasi kryeministri Haradiaj njoftoi vendosjen e taksës për prodhimet serbe. Beogradi kërkon pezullimin e taksës për vijimin e dialogut, e Prishtina zyrtare e ka bërë të qartë se pa njohjen nga Serbia, nuk do të ketë pezullim të taksës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *