Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
06 September 2026
Vizion fokus

Pas monedhës 1 dollar, fytyra e Trump stampohet edhe...

20 vite diferencë në moshë, 22-vjeçari në lidhje me...

Situata e zjarreve në vend, Rama zbret në terren:...

Putin pret në Kremlin të dërguarit e Trumpit, nisin...

5 gola dhe luftë deri në fund, Partizani triumfon...

Greqia paketë të re masash: 400 euro për pensionistët,...

Çfarë ndeshjeje! 5 gola dhe spektakël në Milano, Interi...

Begaj nga Frashëri: Dita e besimit dhe kujtesa e...

Spalletti zbulon planin për Woltemade para sfidës me Milanin

SHBA hakmerret ndaj sulmeve të Teheranit, godet tre cisterna...

Lynne Tracy do të jetë ambasadorja e re amerikane në Rusi

14 Shtator 22:29

Administrata e presidentit Joe Biden ka zgjedhur një veterane të shërbimit diplomatik me përvojë në çështjet ruse si të emëruar për të qenë ambasadorja e ardhshme në Rusi.

 

Zyrtarët e administratës të njohur me këtë çështje thonë se emërimi i Lynne Tracy-t, ambasadorja aktuale e SHBA-së në Armeni, do t’i paraqitet Senatit sapo qeveria ruse të nënshkruajë dokumentin. Emërimet e ambasadorëve duhet të miratohen nga qeveria pritëse sipas rregullave të protokollit diplomatik.

 

Një miratim i tillë është përgjithësisht rutinë, por pranimi nga Rusia i zgjedhjes së Presidentit Joe Biden për postin e ambasadores nuk mund të merret si e mirëqenë në një kohë të marrëdhënieve veçanërisht të tensionuara SHBA-Rusi mbi Ukrainën, ndalimin e amerikanëve në Rusi, akuzat për ndërhyrjet ruse në zgjedhjet amerikane, dhe një grindje në përshkallëzim mbi personelin e ambasadave në Uashington dhe Moskë.

 

Mundësia për vendin e mbetur bosh të ambasadorit vjen pasi shumë ekspertë të Rusisë në Shtetet e Bashkuara, të cilët mund të kishin qenë kandidatë, janë ndaluar nga Rusia. Rusia u informua për vendimin e administratës për të zgjedhur zonjën Tracy disa javë më parë, por ende nuk ka dhënë miratimin e saj zyrtar, i njohur si “agrément” në gjuhën diplomatike, thanë zyrtarët.

 

Zonja Tracy, e cila flet rusisht, ka shërbyer më parë si këshilltare e lartë për çështjet ruse në Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit të Shtetit, si zëvendës shefe e misionit në Ambasadën e SHBA-së në Moskë. Ajo gjithashtu ka mbajtur disa poste në degët për Azinë Qendrore dhe Jugore.

 

Ambasadori i mëparshëm i SHBA në Moskë, John Sullivan, u largua në fillim të këtij muaji, një largim që pritej këtë vjeshtë, por që u përshpejtua nga shëndeti i dobët i gruas së tij, e cila vdiq një ditë pas kthimit të tij.

 

Zonja Tracy vlerësohet lart nga qarqet diplomatike. Ajo mori një çmim për heroizmin e Departamentit të Shtetit nga Sekretarja e atëhershme e Shtetit Hillary Clinton në vitin 2009.

 

Ndërsa drejtonte konsullatën amerikane në Peshawar në rajonet kufitare të Pakistanit të ndeshura me kryengritje, ajo i mbijetoi një sulmi ndaj saj nga një person i armatosur që e la automjetin e saj të mbushur me plumba, por këmbënguli të shkonte në punë atë ditë dhe të qëndronte në post, edhe pse shqetësimet e sigurisë e kishin detyruar konsullatën të shkurtonte personelin e saj.

 

Zonja Tracy mori gjithashtu çmimin e nderuar të Departamentit të Shtetit për punën e saj si zëvendëse e ambasadës në Moskë.

 

Aktualisht, Elizabeth Rood, zëvendës shefe e misionit në Rusi, po shërben si diplomatja më e lartë e SHBA-së në Moskë.

 

Posti i ambasadorit mbeti bosh në një kohë kur Shtetet e Bashkuara po udhëheqin një fushatë me vendet anëtare të NATO-s për të armatosur dhe financuar Ukrainën, ndërsa ai vend lufton për të dëbuar një agresion brutal rus. Administrata Biden gjithashtu po luan rolin kryesor në vendosjen e sanksioneve ndërkombëtare që synojnë të ushtrojnë trysni mbi ekonominë e Rusisë për ta detyruar atë t’i japë fund luftës.

 

Presidenti rus Vladimir Putin, i cili e sheh zgjerimin e NATO-s dhe partneritetet e tjera perëndimore me ish-shtetet sovjetike si shkelje të sigurisë së Rusisë nga SHBA-ja, filloi sulmin në shkurt.

 

Ambasadori i ardhshëm i SHBA-së në Moskë gjithashtu ka të ngjarë të luajë një rol qendror në negociatat për të sjellë në atdhe dy amerikanë që SHBA-të thonë se Rusia po i arreston padrejtësisht, yllin e WNBA-së Brittney Griner dhe kontraktorin civil Paul Whelan. VOA/

Posted Under:
Bota Kryesoret Politike
Tagged:
ambasadorja e re rusi Amerikane Lynne Tracy

Nga e njëjta kategori

Pas monedhës 1 dollar, fytyra e Trump stampohet edhe në pasaportat e re amerikane!

më shumë...

Si do të jetë koha për ditën e sotme? Njihuni me parashikimin e motit, sa do të arrijnë temperaturat

më shumë...

Horoskopi për ditën e sotme, 6 Shtator 2026, ja kush është shenja më me fat

më shumë...

20 vite diferencë në moshë, 22-vjeçari në lidhje me vajzën e Brigitte Macron: Është dashuri, jo aventurë verore

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

8:22

Pas monedhës 1 dollar, fytyra e Trump...

8:17

Si do të jetë koha për ditën...

8:14

Horoskopi për ditën e sotme, 6 Shtator...

10:53

Kakao në kafenë e mëngjesit? Ja si...

10:38

20 vite diferencë në moshë, 22-vjeçari në...

10:09

Situata e zjarreve në vend, Rama zbret...

10:04

Zjarret në vend, 11 vatra aktive dhe...

9:50

Putin pret në Kremlin të dërguarit e...

8:56

5 gola dhe luftë deri në fund,...

8:44

Gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë pagat: Nuk mund...

8:39

Greqia paketë të re masash: 400 euro...

8:16

Çfarë ndeshjeje! 5 gola dhe spektakël në...

8:01

Begaj nga Frashëri: Dita e besimit dhe...

7:38

Dashuria e madhe pas të 40-ave/ 3...

7:21

Spalletti zbulon planin për Woltemade para sfidës...

6:46

Zjarri në Frakull, deputeti socialist: Për ne...

6:36

SHBA hakmerret ndaj sulmeve të Teheranit, godet...

6:12

Itali/ Shqiptari kapet me 41 kg drogë,...

5:31

Vijon operacioni për shuarjen e zjarrit në...

5:21

Witkoff dhe Kushner do të takohen me...

Më të klikuarat

  • Greqia paketë të re masash: 400 euro për pensionistët, 500 e...
  • Rrëzohet avioni në Greqi, humbin jetën personat në bord (VID...
  • Pas 14 vitesh, Berisha mbërrin në Amerikë, pritet me lule dh...
  • Itali/ Shqiptari kapet me 41 kg drogë, e kishte fshehur në k...
  • Zbardhen dy raste zjarrvënieje në Fier, arrestohet në flagra...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.