E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:50 Në vijim ora 05:50: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

“Lutu për Shqipërinë”, Malaga e Bares dhe Sadikut gjest fantastik solidariteti

Shembuj të jashtëzakonshëm solidariteti për tërmetin tragjik të Shqiperisë vijojnë të vijnë nga fusha e sportit.

Rasti I fundit ka qënë në Spanjë. Malaga, skuadra e dy lojtarëve të kombëtares shqiptare Kejdi Bare dhe Armando Sadiku ka dalë në fushën e lojës në fillim të sfides ndaj Numancias me bluza ku shkruhej: “Lutu për Shqipërinë”.

Rrrjeshtimi në fillim të takimit me këtë slogan në bluzat e bardha të veshura sipër fanelës tregon një gjest të jashtëzakonshëm solidariteti nga Malaga, gjest që në fakt ka bërë xhiron e mediave spanjolle dhe atyre shqiptare.

Me heret mesazhe te tilla jane dhene edhe nga Paok i Selanikut, Panathinaikos, Milan, Inter dhe Bayer Leverkusen.

Reklamë

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë