E mërkurë, 7 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Lushnje/ Shoferit i ndalon zemra në timon, kishte telefonuar shokun për t’i thënë që nuk ishte mirë

Një aksident me vdekje është shënuar në Lushnjë. Drejtuesi i automjetit tip ‘Audi’ ka dalë nga rruga dhe është përplasur me shtyllën elektrike.

 

Reklamë

 

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Lushnje-Karbunare. Dyshohet që  shkak i aksidentit të jetë bërë infarkti. Sipas një dëshmitari në vendin e ngjarjes viktima ka qenë në një bar-kafe kur ka shfaqur probleme të zemrës.

Reklamë

 

 

Pak minuta përpara aksidentit ai ka telefonuar shokun duke i thënë se kishte dhimbje krahu dhe në zemër. Duke folur në telefon, ai është përplasur me shtyllën në anë të rrugës. Viktima është dërguar me shenja jete në spital dhe aty ka ndërruar jetë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë