E martë, 10 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Lushnjë, prodhimi në sera po shkatërrohet

Kjo është një nga serat e zonës së Myzeqesë në fshatin Kamcisht, bashkia Lushnjë. Ajo është pronë e familjes Kuqi. Trifon dhe Zhaneta Kuqi bashkëshortë fermerë ankohen se po pësojnë dëme të konsiderueshme nga tharja e bimëve në rrënjë. Prodhimi, sipas tyre i domates po dështon, ndërsa ata ndodhen në prag të falimentimit, përballë shpenzimeve të mëdha për prodhimin e kësaj sere. Dhjetëra ha me perime të stinës prodhim i serave, në zonën e Lushnjës po shkatërrohen. Fermerët ankohen për prodhimin që po dështon dhe kërkojnë ndihmën e specialistëve të bujqësisë. Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti thotë se sfida për këtë infeksion që po dëmton prodhimet bujqësore në sera nuk i takon vetëm dikasterit te tij. Ne takimin ku mori pjese edhe ministri, fermerë dhe shitës të ilaçeve bujqësore u shprehen te shqetësuar per përhapjen e mëtejshme te sëmundjes së fusteriozës, që po shkatërron bimët në sera, sidomos në zonën e Lushnjës.

 

 

Më shumë video

Reklamë